Welcome, visitor! [ Register | Loginrss  |  tw

Toyota ia heq rrudhat modelit Corolla

| Lajme | Maj 2, 2010

Toyota corolla 2010

Toyota Corolla, e cila në tregun evropian shitet ekskluzivisht në version limuzinë, pas modelit të saj të ngjashëm Auris edhe vet ka pritur rifreskimin e popullarizuar të linjave.

Ndryshimet kanë të bëjnë me ridizajnimin e tërësishëm të pjesës së përparme me mbrojtës të ri, rrjetë të re të ftohësit, thithëseve të ajrit dhe dritave. Në të janë edhe retrovizorët e ri të pasmë me tregues të integruar të drejtimit si nga prapa janë ridizajnuar dritat e mbrojtësi.

Në Toyota pohojnë se qëllimi i ridizajnimit ka qenë “të përmirësohet ndjenja e kualitetit”.

Përbrenda, Corolla e ridizajnuar ka fituar rreth të ri të timonit, pllakë të re të kontrollit si dhe pamje të re të komponentëve të enterierit. Në përmirësimin e modelit të vjetër gjithashtu përfshihen hapja elektronike e bagazhit si dhe rrota të reja.

Corolla do të ketë linjën aktuale të motorëve me benzinë dhe naftë– 1.33 Dual VVT dhe 1.6 Valvemaic me benzinë si dhe 1.4 e 2.0 D-4D me naftë. /Telegrafi/

464 total views, 0 today